29 gusht 2015 – Pesë makina, mes tyre dhe një automjet policie, janë përfshirë në një aksident orët e vona të mbrëmjes së kaluar te rrethrrotullimi i Plepave, pranë Kavaleshencës në Durrës.
Automjeti që humbi kontrollin, pasi përplasi 4 makinat, u përplas gjithashtu dhe me një dyqan aty pranë.
Nga ngjarja nuk pati të lënduar, vetëm drejtuesi i mjetit me pak dëmtime të lehta. Ndërsa makinat duke përfshirë dhe atë të policisë, siç duken dhe nga fotot, kanë pësuar dëme të mëdha.
Fotot janë publikuar nga faqja “Harta dixhitale e aksidenteve rrugore”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





