Ushqimet që përmbajnë hudhër lënë një nga aromat më të forta në gojë, e cila për shumë është mjaft e bezdisshme.
Ka disa mënyra për të hequr qafe erën e fortë të hudhrës, kështu që ju mund të zgjidhni zgjidhjen që është më e lehtë për ju në çdo rast.
Shihni më poshtë pesë mënyra të thjeshta dhe të provuara.
- Shpëlajeni gojën me ujë dhe sodë buke dhe aroma do të zhduket menjëherë.
- Pini një gotë qumësht për të neutralizuar erën.
- Në një filxhan vodka shtoni 2 lugë kanellë. Shpëlajeni gojën me një lugë gjelle nga kjo përzierje.
- Përtypni një gjethe majdanozi të freskët i cili është gjithashtu i pasur me kalcium.
- Hani një copë çokollatë të zezë e cila gjithashtu ka rezultate shumë të mira.