Pesë nxënës të shkollës së mesme të moshës 13-16 vjeç, janë arrestuar nga policia në Korinth pasi tentuan të përdhunojnë në grup një shoqe 14-vjeçare të shkollës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 11:00 të së mërkurës në ambientet e shkollës. Ka qenë e ëma e saj që ka bërë denoncimin në polici pasditen e djeshme.

Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për dy 15-vjeçarë, një rom 16-vjeçar, një 13-vjeçar dhe një 14-vjeçar nga Shqipëria, të cilët janë të imobilizuar dhe kanë tentuar të përdhunojnë 14 vjeçaren.

Ata akuzohen për tentativë për përdhunim, ndërsa janë arrestuar edhe prindërit e tyre të cilët po ndiqen penalisht për moskujdesje.

Adoleshentja pas tronditjes që pësoi dhe denoncimit të nënës në Polici, ka shkuar pasditen e djeshme në Athinë në një ambient të posaçëm për të mitur të Ministrisë së Drejtësisë.

Në prani të psikologëve ekspertë të fëmijëve, ajo ka dëshmuar për gjithçka ka përjetuar makth në orën 11:00 të së mërkurës në ambientet e shkollës.

Sipas informacioneve, ajo ka dëshmuar për dy orë nga ora 19:00 deri në orën 21:00, ndërsa është kontrolluar edhe nga mjeku, i cili ka konstatuar se vajza 14-vjeçare kishte të nxira në kyçet e dorës dhe këmbët.

Vajza ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike dhe psikologët specialistë u rekomanduan prindërve që ajo të mungonte disa ditë në shkollë për t’u rikuperuar nga tronditja që pësoi.