Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për pesë operacionet, që Policia e Shtetit ka kryer në rrethet Mirditë, Kurbin, Fier, Shkodër, për goditjen e fenomenit të kultivimit të lëndëve narkotike.

Balla shprehet se janë asgjësuar mbi 6 mijë bimë narkotike, duke shtuar se angazhimi i policisë është për të pastruar territorin.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

🇦🇱 Policia e Shtetit vijon operacionet nga ajri dhe toka #luftakundërkanabisit #TerritoriPastër🦅👏 Pesë operacione📍 Mirditë, Kurbin, Fier dhe Shkodër, nga Forca e Posaçme Operacionale në DVP respektive, grupet speciale të Forcës Kombëtare të Sigurisë në bashkëpunim me Prokuroritë respektive, finalizuan operacionet gjatë të cilëve u  asgjësuan 6 mijë bimë e fidanë kanabisi dhe u ndaluan/proceduan 13 shtetas.