Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë. Objekte të ndryshme historike, informacione e harta të periudhave të hershme ekspozohen në 5 pavione të veçanta.
“Mirëmëngjes, dhe me ftesën për të vizituar hapësirat e reja të Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, si një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare në 5 pavione të veçanta ku ekspozohen përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore objekte, mjete, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Para pak kohësh, kreu i qeverisë njoftoi dhe hapjen e një muzeu tjetër në Krujë. Muzeu i Arbëreshëve ose “Shtëpia e Arbëreshëve” tashmë ndodhet në Kalanë e Skënderbeut.