Leximi është jo vetëm një aktivitet kënaqësie, por ka shumë përfitime për shëndetin. Ja pesë arsye të rëndësishme pse duhet të lexoni para se të shkoni në shtrat për të fjetur:
1. Do të flini më mirë
Leximi para gjumit ju ndihmon të përqendroni mendjen në diçka tjetër dhe t’i largoni mendimet stresuese të ditës. Kjo është njësoj si për fëmijët që dëgjojnë përralla para se të flenë. Për më tepër, leximi mund të krijojë një ritëm të qetë që e bën më të lehtë kalimin në gjumë.
2. Ju ndihmon ta reduktoni stresin
Studimet nga Universiteti i Surrey tregojnë se leximi mund të zvogëlojë nivelin e stresit deri në 68%. Ky efekt është i menjëhershëm dhe mund të japë lehtësim të shpejtë pas një dite të lodhshme.
3. Ju do të bëheni më paqësor
Përkundër televizionit që mund të ju mbajë zgjuar, leximi është një mundësi shumë më e qetë për të relaksuar trupin dhe mendjen para gjumit. Kjo mund të përmirësojë cilësinë e gjumit tuaj dhe të ndihmojë shëndetin tuaj të përgjithshëm.
4. Do të koncentroheni më mirë
Leximi i një libri kërkon fokus të plotë dhe mund të ju ndihmojë të zhvilloni aftësitë e koncentrimit. Ndryshe nga rrjetet sociale që shpesh kërkojnë shumë vëmendje në të njëjtën kohë, një libër ju detyron të përqendroheni në një ngjarje ose karakter, duke ndihmuar trurin tuaj të ushtrohet në përqendrim.
5. Do të bëheni më kreativ
Siç ndodh me trupin gjatë stërvitjeve, truri juaj përfiton po ashtu nga leximi. Sa më shumë të lexoni, aq më shumë do të zhvilloni aftësinë për të parë gjërat nga perspektiva të ndryshme dhe për të krijuar ide të reja për zgjidhjen e problemeve.