Tensioni i lartë i gjakut, i njohur edhe si “vrasësi i heshtur,” shpesh nuk ka simptoma, por nëse nuk menaxhohet, mund të shkaktojë sulm në zemër, sëmundje të veshkave dhe goditje në tru. Disa shenja mund të ndihmojnë në diagnostikimin e tij, duke përfshirë:
1. Gjakderdhje nga hunda: Një ndryshim i papritur i presionit të gjakut mund të shkaktojë gjakderdhje nga hundët. Nëse kjo ndodh shpesh, kërkoni kujdes mjekësor.
2. Dhimbje koke: Dhimbja e kokës është një simptomë e zakonshme e tensionit të lartë dhe kërkon vëmendje mjekësore për të përjashtuar hipertensionin.
3. Marramendje: Disa mund të ndjehen sikur dhoma po rrotullohet pa ndonjë arsye të dukshme, dhe kjo mund të jetë një shenjë e tensionit të lartë.
4. Vështirësi në përqendrim: Problemet me përqendrimin dhe harresa mund të tregojnë për tension të lartë të gjakut.
5. Ënjtje: Tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë ënjtje në këmbë. Nëse ndodhi kjo, është e rëndësishme të kërkoni kontroll mjekësor.

Nëse injoroni këto shenja, mund të rrisni rrezikun e goditjes në tru, sëmundjeve kardiovaskulare, sulmit në zemër dhe aneurizmës arteriale, si dhe dëmtimit të retinës dhe funksionit të veshkave.