Pesë shoferë kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, të cilët janë konstatuar në zona të ndryshme duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit;

-I. T., (M), 37 vjeç, banues në Durrës, i cili u ndalua në rrugën “Dëshmorët”. Gjatë komunikimit me punonjësit e policisë, shfaqi shenja të përdorimit të alkoolit. Pas kryerjes së testit, rezultoi se kishte konsumuar alkool gjatë drejtimit të mjetit.

-B. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në Maminas.

-S. Sh., 34 vjeç, banues në Durrës, në lagjen nr.14, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

-D. R., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili në aksin rrugor “Sukth–Durrës” drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe, si pasojë, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge.

-B. H., 47 vjeç, banues në Sukth,Durrës, i cili është konstatuar tek mbikalimi i Sukthit, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.