5 qershor 2015 – Fabio Metagjara, 44 vjeç, ndërsa po ngiste një Wolkswagen Golf u përplas me një motorçikletë Dukati 998. Nga përplasja humbi jetën motoçiklisti italian, 26-vjeçar. Aksidenti ndodhi në zonën e Bassano Del Grappa-s. Metagjarës iu sekuestrua makina dhe patenta nga policia e Vincencës dhe po ndiqet penalisht nën akuzën vrasje aksidentale.
*Në zonën e Pordenones I.H. shoferi shqiptar i një kamioni Mercedes u përplas me një Ford Fiesta me dy persona në të si edhe me një kamion Fiat me shofer shqiptarin B.H., 29 vjeç banues në Kazerta të Napolit. Në kamionin Fiat ishte edhe vëllai i shoferit, G.H. 24 vjeç. Nga aksidenti tre shqiptarët morën plagë të lehta, të shërueshme brenda pak ditësh, ndërsa çifti tialian u plagos më rëndë.
*Pranë qytezës së Kastel Frentanos (Castel Frentano) në Rajonin e Abrucos (Abruzzo), mëngjesin e së premtes më 5 qershor 2015, makina Fiat Bravo e një shqiptari 50-vjeçar u përplas nga 2 makina para dhe mbrapa, sepse vetura ngeci frenato. Shqiptari 50-vjeçar u dërgua me helikopter në Spitalin e Peskarës në gjendje të rëndë, sepse për shkak të aksidentit pësoi traumë në gjoks dhe në bark.
/Gjergj Thanasi agjencia e lajmeve “Dyrrah”/