Pesë të rinj janë përfshirë në një sherr banal në Tiranë. Katër prej tyre janë në telashe me policinë, pasi ndaj tyre janë referuar në Prokurori materialet dhe akuza e ngritur për ta.
Policia bën me dije në një njoftim se janë katër të rinj, një adoleshent dhe tre 19-vjeçarë që kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin R. B., 27 vjeç.
Njoftimi nga Policia
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K. R., 19 vjeç, K. R., 18 vjeç, A. D., 19 vjeç dhe E. Ç., 19 vjeç, pasi kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin R. B., 27 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.





