Pesë persona janë qëlluar për vdekje nga një person i armatosur palestinez në një periferi të qytetit izraelit të Tel Avivit. Pamjet nga vendi i ngjarjes në Bnei Brak treguan sulmuesin e veshur me të zeza duke qëlluar mbi njerëzit me armë në rrugë, ku si pasojë mbeti i vrarë dhe shoferi i një makine që kalonte aty.
Personi i armatosur u qëllua për vdekje nga policia, tha një ndihmës mjek në vendngjarje.
Policia tha se një oficer që qëlloi të armatosurin ishte në mesin e të vrarëve. Sulmuesi është identifikuar si një palestinez 26-vjeçar nga një fshat afër Jeninit, i cili më parë kishte qenë i burgosur në Izrael.
Në lidhje me sulmin në Izrael ka reaguar dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Përmes një postimi në Twitter, Olta Xhaçka shkruan se “Shqipëria dënon ashpër sulmin barbar në Izrael”.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin barbar në #Izrael. Vrasja e njerëzve të pafajshëm nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave”, ka shkruar Xhaçka.