Kur bëhet fjalë për shëndetin, dieta ushqimore ka një rol kryesor. Për të qëndruar të shëndetshëm dhe për të jetuar një jetë më të gjatë, është thelbësore të keni kujdes në ato që konsumoni çdo ditë.
Çdo individ duhet të hajë ushqime të pasura me vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese. Sidoqoftë, nevojat dietike të meshkujve dhe femrave nuk janë të njëjta.
Burrat dhe gratë kanë norma metabolike, funksione riprodhuese të ndryshme. Meshkujt kanë më shumë masë muskulore dhe shkallë të lartë metabolike në krahasim me femrat. Prandaj ata duhet të konsumojnë më shumë kalori.
Por femrat kanë ciklet e tyre menstruale çdo muaj, lindin fëmijë dhe prandaj kanë nevojë për më shumë vitamina dhe minerale.
Ekspertët renditin 5 artikuj ushqimorë që një grua duhet të përfshijë në dietën e saj çdo ditë.
Peshk
Konusmimi i peshkut është mjaft i rëndësishëm, pasi janë një burim i pasur me hekur. Përveç kësaj, është i pasur me Omega-3, që zvogëlon rrezikun e problemeve të zemrës, hipertensionit, depresionit dhe dhimbjeve të nyjeve.
Qumësht dhe kos
Mungesa e kalciumit është një nga shqetësimet kryesore shëndetësore që prek gratë në të gjithë botën. Qumështi dhe kosi janë një burim i shkëlqyer i kalciumit, i cili është i nevojshëm për shëndetin e kockave. Kosi është i mirë për shëndetin e zorrëve dhe tretjen e duhur të ushqimit. Ato gjithashtu përmbajnë kalium dhe magnez që janë të mira për presionin e gjakut.
Fara liri
Farërat e lirit janë një burim i mirë i acideve yndyrore Omega-3, fibrave, proteinave, magnezit, kalciumit. Konsumimi i rregullt i këtyre farave mund të ndihmojë në largimin e dhimbjeve gjatë mestruacioneve. Gjithashtu mund të zvogëlojnë nivelin e triglicerideve në gjak, duke ulur në këtë mënyrë rrezikun e një sulmi në zemër.
Fasule
Fasulet janë një burim i mirë i proteinave dhe fibrave. Konsumimi i tyre parandalon prekjen nga kanceri i gjirit dhe nga sëmundjet e tjera të zemrës. Përfshirja e fasuleve në dietën tuaj mund të ndihmojë për të ulur nivelin e kolesterolit të keq.
Domate
Domatet përmbajnë likopen, një karotenoid i cili i jep frutave ngjyrën e tij të kuqe. Hulumtimet sugjerojnë që likopeni ju mbron nga kanceri i gjirit dhe mund të jetë i dobishëm për shëndetin e përgjithshëm. Domatet janë gjithashtu të mbushura me antioksidantë, që luftojnë dëmtimin e qelizave dhe zvogëlojnë shanset për t’u prekur nga sulmet në zemër./