Ushqimi është një nga gjërat më të bukura dhe të shijshme njëkohësisht që i dhurojmë vetes. Natyrisht nuk bëhet fjalë thjesht për t’u ngopur, por edhe për t’u kënaqur me atë çfarë hamë.
Më poshtë janë 5 pjata të njohura në mbarë botën për shijen e veçantë dhe që duhen provuar të paktën një herë në jetë.
1.Supë tajlandeze (Tom Yum Kung)
Pavarësisht mendimit tuaj të parë për këtë foto, supa tajlandeze Tom Yum Kung është renditur në listën e 50 ushqimeve më të mira në BOTË. Vetëm kaq mjafton për ta provuar të paktën vetëm një herë.
2. Sushi
Nuk mund të themi që sushit janë dashuri me provim të parë, por mund t’ju japim mijëra arsye pse duhet t’i provoni. Mund të provosh disa lloje, maki, nigiri dhe sashimi, por ajo që duhet të dini është se sushit përmbajnë acide të shëndetshme, janë art dhe t’i hash është shumë argëtuese.
3. Akullore e skuqur
Po, ekziston një ëmbëlsirë e tillë dhe është krijuar në Japoni. Si nuk shkrihet akullorja kur skuqet? Epo ky është sekret profesional dhe nuk mund ta realizoni dot në shtëpi.
4. Paella (Paeja)
Kemi zgjedhur pikërisht Paella de Marisco sepse është një nga ushqimet më të preferuara të verës në Spanjë dhe për një arsye të mirë. Paeja është ushqimi më i freskët dhe i shijshëm që bëhet me frutat e detit. Dhe është një nga më të preferuarat e njerëzve nëpër botë, për mënyrën si serviret dhe për shijen bregdetare që të ofron.
5. Supë me bisht viçi
Mund t’ju duket e çuditshme, por kjo recetë është krijuar që në vitin 1905 dhe është ndër më të preferuarat në Kinë. Një nga përbërësit që sipas mjekësisë tradicionale kineze bën mirë për shëndetin është palca dhe ndikon në jetëgjatësinë e atij që e ha.