Këtë të shtunë u mbushën 5 vjet nga akidenti i pësuar nga legjenda e Formula 1, Michael Schumacher. 7 herë kampioni i botës ishte me pushime në Meribel të Francës së bashku me familjen e tij 29 dhjetorin e vitit 2013, kur u bë protagonist i kësaj ngjarjeje shumë të rëndë.
Ish-piloti i Ferrarit dhe Mercedes pësoi një goditje të fortë në kokë, që shkaktoi dëmtime të mëdha cerebrale duke bërë që ai t’i nënshtrohet 2 ndërhyrjeve kirurgjikale, duke qëndruar në koma për 6 muaj. Michael Schumacher së bashku me familjen ndodhet në rezidencën e tij në Zvicër, duke qenë nën kontrollin e mjekëvë me kura mjekësore të kushtueshme.
Që nga momenti i pësimit të aksidentit e deri tani, është mësuar shumë pak për gjendjen reale të ish-kampionit të Botës në Formula 1, edhe pse zërat në lidhje me këtë histori nuk kanë munguar.
Më 3 janar të vitit të ardhshëm, Michael Schumacher do të festojë 50-vjetorin e tij të lindjes dhe për këtë arsye Fondacioni ‘Keep Fighting’ që u krijua në mbështetje të kësaj legjende të garava automobilistike, do të krijojë aplikacionin zyrtar të pilotit gjerman për t’i bërë homazh në këtë përvjetor të lindjes së tij.





