Në Poloni është duke u zhvilluar Kampionati Europian Masters në peshëngritje, për moshat nga 45-49 vjeç.

Sportisti nga Durrësi, Kreshnik Leka është shpallur kampion europe në stilin e shkëputjes, duke ngritur 115 kilogramë, por nuk u klasifikua dot në dygarësh.

Një tjetër shtangist shqiptar, Severin Lushi doli i katërti, ndërsa Klubi Shumësportësh Teuta njofton se me pak përpjekje mund të ishte në podium.

Tanimë shtanga shqiptare sheh sukses edhe në Europianin Masters të peshëngritjes, me Kreshnik Lekën që bën të dëgjohet himni shqiptar në Poloni.

“E jashtëzakonshme, Kreshnik Leka kampion Europe

Shtangisti Kreshnik Leka merr medalje ari në Kampionatin Europian Masters të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Poloni.

Leka, u shpall kampion në stilin e shkëputjes duke ngritur me sukses 115 kg. Ndërkohë, në dygarësh nuk u klasifikua dot.

Leka, i cili është shefi i Klubit Shumësportësh Teuta, garoi në kategorinë 96 kg, mosha 45 deri 49 vjeç.

Leka i sjell një medalje ari Shqipërisë nga Europiani i shtangës zhvilluar në Raszyn të Polonisë.

Ndërkaq, peshëngritësi tjetër që përfaqësoi Shqipërine, Severin Lushi doli i 4-ti. Një performancë e mirë edhe nga Lushi, i cili me pak fat mund të ishte ngjitur në podium”, njofton KS Teuta.