14 korrik 2015 – Një ngjarje e rëndë ndodhi gjatë Lojërave Panamerikane që po zhvillohen aktualisht në Ontario të Kanadasë, teksa një peshëngritëse humbi ndjenjat kur ishte duke garuar në pedanë.
20-vjeçarja nga Venezuela, Genesis Rodriguez Gomes, e cila konkurronte në peshën 53 kg, u shemb në pedanë teksa po përpiqej të ngrinte lartë peshën prej 106 kilogramësh.
Sportistja amerikano-jugore humbi ndjenjat gjatë garës dhe për fat shpëtoi pa dëmtime serioze, me peshën që nuk e zuri poshtë. Gjithsesi peshëngritja 20-vjeçare e vazhdoi garën e saj duke mbyllur me sukses provën e dytë dhe të tretë, në të cilën e ngriti lartë madje dhe 109 kg.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/