Ekipi i Teutës në peshëngritje arriti rezultate mjaft të mirë në Kampionatin Kombëtar të shtangës, zhvilluar sot në palestrën e ekipit kombëtar në Tiranë.
Teuta u përfaqësua me 7 peshëngritëse dhe mori 3 vende të para, një të dytë, dy vende të treta dhe një të pestë, ndërsa Enkileda Carja, u shpall sportistja më e mirë e aktivitetit.
Enkileda Carja, Arjeta Rade dhe Entela Kasa, morën medalje ari.
Në vendin e dytë doli Giulia De Iuliis, ndërsa Hanna Jenieva dhe Pegi Lici u ngjitën në shkallën e tretë të podiumit dhe Kamela Koci në vendin e pestë.
Kampionia në fuqi e Europës, Enkileda Carja, u shpall sportistja më e mirë e aktivitetit.
16-vjeçarja e talentuar ngriti 82 kg në stilin e shkëputjes dhe 100 kg në shtytje.
Si ekip Teuta, doli në vendin e tretë, pas Tiranës dhe Partizanit kampion, që mori pjesë me 10 sportiste.