Peshkaqeni dem  me dy kokë ishte gjetur në gjirin e Meksikos nga një peshkatar

Peshkatari gjeti një specie, por ajo ngordhi menjëherë dhe ai e dërgoi tek shkencëtarët.

Ekipi shkencor, i udhëhequr nga Michael C. Wagner në Michigan State University, tha se ishte rasti i parë i njohur tek peshkaqenët dem.

Wagner tha se duke studiuar krijesat me deformime të rralla si ky do të japë një pasqyrë të detajuar të proceseve zhvillimore të tyre.

Kjo anomali e rrallë gjenetike, e quajtur "Bifurkacion axial," ndodh kur dy embrione janë të ndarë në barkun e nënës, por për disa arsye bëhet ndėrprerja.

Dy peshkaqenë, të cilët do të kishin qenë binjakë, janë ndërfutur përgjithmonë nga ky proces misterioz biologjik.

Profesori Wagner dhe ekipi i tij erdhën në përfundim se peshkaqeni kishte dy kokë të ndryshme, dy zemra dhe dy stomakë por në një trup të vetëm të pazhvilluar.

Ky lloj fernomeni është hasur dhe tek speciet, kafshët dhe njerëzit. Në foto gjenden disa prej tyre