Një peshkaqen prej rreth 2 metrash është parë në ujërat e kristalta të Villasimius, në Sardenjë, të Italisë.
Sipas ekspertëve, mund të bëhet fjalë për një peshkaqen blu, i cili u filmua jo shumë larg bregut të Costa Rei, një fshat bregdetar i Muravera.
Siç raporton Il Messaggero, plazhistët kanë dalë menjëherë nga uji, ndërsa kanë nisur të filmojnë peshkaqenin që notonte i qetë. Videoja bëri xhiron e internetit duke shkaktuar shqetësime të ndryshme.
Në realitet, prania e peshkaqenëve në Detin Mesdhe është një shenjë e mirë për cilësinë e ujërave tona. Në përgjithësi, peshkaqenët lëvizin afër bregut kur kërkojnë ushqim.