35 peshkatarë nga Jemeni janë bërë të pasur brenda pak orësh, pasi kanë gjetur brenda një balene të ngordhur produktin që vlen miliona dollarë. Grupi i peshkatarëve në shkurt hasën balenën e ngordhur në Gjirin e Adenit.

Njëri nga ata mendoi se në brendësi të balenës ishte produkti i njohur si ambergris, që përdoret për prodhimin e parfumeve dhe që shitet rreth 35.000 euro për kilogram.

Peshkatarët morën balenën dhe e hapën për ta parë nëse ambergris gjendej në trupin e tij. Ata gjetën të vjellat që peshuan rreth 127 kilogramë nga e cila në fund fituan mbi një milionë euro.

“Sapo i jemi afruar kemi ndjerë një erë dhe kemi pasur përshtypjen që brenda gjendet diçka. Dhe kishim të drejtë. Era ka qenë e rëndë, por na ka sjellë mjaft para”, ka thënë për BBC njëri prej peshkatarëve.

Ambergris pas përpunimit merr një erë të mirë që përdoret shpesh në industrinë e prodhimit të produkteve të bukurisë.