Peshkatarët e Durrësit kanë kapur sot një peshkaqen të madh me peshë 650 kilogramë.

Mësohet se peshkaqeni është kapur në thellësi të Adriatikut përballë grykëderdhjes së lumit Buna, nga anija “Gerardo”, në një thellësi prej 155 metrash nën ujë.

Kapllan Rama, kapiteni i anijes tregon se peshkaqeni i cili ra në rrjetën e tyre është i pesti që kanë kapur dhe më i rrezikshmi.

“Është i pesti, por ky është me i rrezikshmi. Pasi ngritëm tratat me vinç pamë peshkaqenin që po tentonte të shqyente rrjetën. Me kujdesin më të madh e hodhëm në kuverte këtë përbindësh deti. Pasi e ngritëm në vinç konstatuam se ishte rreth 6.5 m i gjatë dhe me pas se peshonte rreth 650 kg.”