Gjendet trupi i pajetë i një personi në veri të ishullit të Sazanit.
Ka qenë ekuipazhi i një anijeje peshkimi, ata të cilët kanë vënë re diçka të dyshimtë që pluskonte mbi ujë rreth 1 milje larg ishullit, dhe pasi janë afruar kanë konstatuar viktimën, e më pas kanë njoftuar rojën bregdetare.
Aktualisht Delta Force po punon për nxjerrjen e trupit nga uji, ndërsa identiteti i viktimës nuk dihet ende dhe as rrethanat sesi ka përfunduar në det.
Një ditë më parë, në veri të ishullit u gjetën mbetjet e një skafi të mbytur, por nuk dihet nëse dy rastet kanë lidhje me njëra-tjetrën.





