Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 39-vjeçar për peshkim të paligjshëm. Bëhet fjalë për Arben Rakajn, banues në Shënkoll, i cili është arrestuar në flagrancë në vendin e quajtur Gryka e Vainit, në Lezhë duke kryer gjueti peshkimi të paligjshme, me eksploziv të përgatitur në mënyrë artizanale, në banesën e tij.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua një shishe me lëndë eksplozive nitrat me kapsolle donatore dhe fitil zjarr përcjellës të pa shpërthyer.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “Peshkimi i ndaluar”.