Peshkatarët e një peshkarexhe në San Diego, SHBA, janë përballur me një ndodhi jo fort të zakontë.

Ndërsa peshkonin në thellësitë e detit, kanë kapur një peshk ton të madh.

Problemi i vetëm ishte, se tonin e donte edhe një peshkaqen!

Grabitqari ka dalë mbi ujë dhe ka tentuar për minuta të tëra të kapë e bëjë tijin prenë, por pa rezultat.

I gjithë “dyluftimi” është filmuar nga peshkatarët.