Ditën e sotme në bregdetin e Drimadhes është parë një specie e rrallë peshku që ka rrezikuar jetën e pushuesve. Bëhet fjalë për peshkun e quajtur Shpatë, që është parë shumë pranë bregut.
Ndërkohë në videon e siguruar nga Report Tv, shihet një person i cili arrin ta kapë dhe ta nxjerrë në breg. Fatmirësisht askush nuk është lënduar nga peshku.
Ky lloj peshku rritet në thellësi në det, dhe përmasat e tij kur arrin pjekurinë janë shumë të mëdha.





