Arya Permana, i cili është vetëm 10 vjeç e peshon 192 kg, është fëmija më i shëndoshë në botë. Ai, në një vakt ha ushqim sa për dy njerëz të rritur.

Arya jeton në një provincë perëndimore të Indonezisë dhe për shkak të vështirësive në të ecur, është detyruar të lërë shkollën.

Tashmë prindërit e kanë vendosur në dietë dhe ai duhet të ha vetëm oriz.

“Djali im rritet shumë shpejt dhe unë jam shumë e shqetësuar për shëndetin e tij. Nuk di asnjë mënyrë tjetër për ta ndaluar që të fitojë peshë. Do të doja shumë që të dilte e të luante si të gjithë fëmijët e tjerë.”,- është shprehur mamaja e tij.