Peshorja e gjetur në makinën e një 21 vjeçari durrsak e ka çuar në pranga këtë të fundit.
Gjatë kontrollit policor në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar, efektivët kanë ndaluar të riun M.B., banues në Durrës.
Ndërsa dukej në pamje të parë një kontroll rutinor, nuk ka rezultuar aspak i tillë.
Kjo për faktin se peshorja elektronike që u gjet në automjetin tip Opel, kishte në sipërfaqe mbetje bimore të dyshuar lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.





