Ndeshja e Kupës së Botës për Femra, mes Anglisë dhe Kamerunit, kjo shkaktuar një valë diskutimesh, si dhe një shfaqje aspak të këndshme. Takimi i vlefshëm për 1/8-at, u fitua nga femrat angelze me shifrat 3-0, por pati disa momente që bënë bujë.
Femrat e Kamerunit, kërcënuar dy herë me dalje nga fusha, teksa protestonin për vendimet në fushën e blertë. Në fillim, e bënë para mbylljes së pjesës së parë, kur një gol u anulua pas rishikimit në VAR.
Herën e dytë, e bënë sërish sapo filloi pjesa e dytë, kur VAR sërish quajti një gol jashtë loje për Kamerunin. Por, jo vetëm kaq. Gjatë ndeshjes, kishte bërryla ndaj kundërshtarve, si dhe në një moment një nga lojtarët pështyu në krahun e një nga femrave angleze.
Tjetër moment ishte edhe shtyrja që mori arbitrja e ndeshjes, në një moment të lojës.Takimi arriti në një pikë, sa që lojtaret nga Kameurini, akuzuan FIFA-n për racizëm në momentin që po shkonin drejt tunelit në dhomat e zhveshjes.





