Një 71 vjeçar në Shkodër, Sherif Sakicaj ka humbur jetën teksa po lëvizte me motor.

Dyshohet se ai ka pësuar një atak kardiak në momentin e lëvizjes dhe për pasojë ka humbur drejtimin e mjetit e ka dalë nga rruga.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/ informacion paraprak

Më datë 23.11.2021, rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Shkodër – Koplik, një motomjet ka humbur kontrollin, për pasojë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. S., 71 vjeç ka humbur jetën.

Paraprakisht dyshohet që drejtuesi i motomjetit të ketë pësuar arrest kardiak dhe për rrjedhojë ka humbur jetën pasi nga dalja nga rruga nuk ka pësuar dëmtime.