Një pushues ka humbur jetën sot në Vlorë.
Sipas uniformave blu, në lagjen “1 Maji”, në vendin e quajtur “Plazhi i vjetër” ka pësuar arrest kardiak një pushues.
Mësohet se viktima është shtetasi K. P., rreth 80 vjeç , banues në Vlorë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 80-vjeçarit.