Është ndarë nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti i Vushtrria FC, Erjon Morina.
Disa ditë më parë, ai pësoi një sulm në zemër gjatë stërvitjes me klubin e tij, ndërsa mbylli sytë përgjithmonë të enjten e 12 dhjetorit.
Lajmin e ka konfirmuar babai i futbollistit, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Ylli babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon! Do jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty! Do jesh ylli që do na ndriçon gjithmonë”.
Morina e ka nisur karrierën te FC Prishtina, derisa ka luajtur edhe për skuadra të tjera në Kosovë si Besa Pejë, Drenica, 2 Korriku, Llapi, Malisheva, Ulpiana dhe së fundmi ishte pjesë e Vushtrrisë.