Sërish probleme shëndetësore për bashkëshorten e Justin Bieber. Bëhet me dije se Hailey i është nënshtruar një operacioni në zemër, pas problemeve që ka shfaqur.

Aktualisht modelja është në një gjendje të mirë shëndetësore, por vijon të monitorohet nga mjekët.  Pasi pësoi një mpiksje gjaku në tru, modelja pësoi një atak në zemër. “Shkoi shumë mirë.

Unë jam duke u rikuperuar shumë mirë, shumë shpejt. Kur shkova në UCLA, bëmë testime më të thelluara për të gjetur një PFO. Ishte një përplasje midis dhomës së djathtë dhe të majtë të zemrës. Jam vërtet e lehtësuar që do të jem në gjendje të shpëtoj nga kjo situatë vërtet e frikshme dhe të jetoj jetën time,” tha Hailey.