Trageti i linjës Bari-Durrës ka mbërritur në destinacion me 12 orë vonesë. 280 pasagjerë të tragetit kanë kaluar tre orë ankthi në det të hapur mbrëmjen e shkuar.

Kapiteni i portit, Taulant Allka bëri me dije se një problem me paketën e Kontrollit brenda në tragetin e linjës Durrës-Bari, ka bërë që trageti të pësojë defekt në orën 03:00 të mëngjesit, por fatmirësisht nuk kishte pasojë në njerëz.

Pasagjerët ndërkohë janë shprehur se si i kanë kaluar orët në det të hapur, disa prej të cilëve të frikësuar e në ankth, e disa të tjerë që thonë se nuk kishte arsye përse të frikësoheshin.

Ndërkaq, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dërguar grupin e Kontrollit Shtetëror Portual për të bërë menjëherë inspektimin e tragetit dhe gjendjen teknike të tij.

Ndjekim prononcimet e pasagjerëve, dhënë për “DurrësLajm”.