Një tjetër person është mbytur paraditen e sotme në vendin tonë, këtë radhë në bregdetin e Velipojës.
Mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi Murat Hyseni, 76 vjeç nga Kosova.
Bëhet me dije se i moshuari ka qenë duke notuar në thellësi dhe dyshohet të ketë pësuar infarkt.
Kanë qenë pushuesit e tjerë, të cilët e kanë nxjerrë trupin e pajetë në breg të detit dhe kanë njoftuar menjëherë ambulancën.
Ndonëse iu dha ndihma e parë, faktkeqësisht 76 vjeçari kishte ndërruar jetë në mes të detit.





