Para se Shakira të konfirmonte ndarjen nga Pique, zërat për një krisje mes çiftit qarkullonin prej ditësh në media. Ndërsa një prej lajmeve që shqetësoi fansat ishte ai i publikuar nga revista Hola, që bashkëngjitur disa fotove të një ambulance pranë shtëpisë së këngëtares, shkruante se ajo kishte pësuar sulme ankthi për shkak të krizës në çift.
Por këngëtarja ka mohuar gjithçka, ndërsa ka sqaruar se si qëndronte e vërteta e ambulancës në shtëpinë e saj.
“Njerëz, po marr shumë mesazhe shqetësimi që jam parë në një ambulancë në Barcelonë kohët e fundit”, shkroi ajo. “Dëshiroj vetëm t’ju bëj të ditur se ato foto janë të fundjavës së kaluar (data 28), kur babai im për fat të keq pësoi një rënie të rëndë dhe e shoqërova me një ambulancë në spitalin ku po shërohet tani. Ju lutemi dërgoni urimet tuaja më të mira për të dhe ju falënderoj të gjithëve si gjithmonë për dashurinë dhe mbështetjen tuaj.”, tha Shakira.
Në të njëjtën kohë, Shakira konfirmoi edhe ndarjen nga Gerard Pique, pas 11-vjetësh bashkë.