Rreth orës 10:00, në Qerret, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak një i moshuar kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas informacioneve që përcjell policia e Durrësit, viktima është shtetasi H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë.

Grupi hetimor po vijon ndërkohë punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.