Një pushues ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Shëngjinit në Lezhë.

Policia njofton se në mesditë, 68-vjeçar I. Th., banues në Prizren, është dërguar në gjendje të rënduar në spitalin e Lezhës.

Dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë një pushues në plazhin e Shengjinit, shtetasi I.Th., 68 vjeç, banues në Prizren, i cili ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.