Një 57-vjeçar në Durrës ka ndërruar jetë teksa ishte duke pastruar oborrin e ambientit të punës ku ai punonte.

“DurrësLajm” mëson se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, teksa paraprakisht dyshohet se viktima me iniciale F.B, banues në lagjen nr.18, ka vdekur si pasojë e një arresti kardiak.

Aktualisht trupi i të ndjerit ndodhet në morgun e spitalit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.