Një person i moshës rreth 60 vjeç, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Vlorë, pasi dyshohet se ka pësuar atak kardiak në ujë.

Ngjarja ka ndodhur në Plazhin e Vjetër, ku viktima, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka humbur jetën sapo ka hyrë në det.

Në vendngjarje ka shkuar ambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.