Pëson defekt gjatë lundrimit në det trageti “Bridge” i kompanisë “AdriasFerries”.

Trageti ishte nisur nga porti i Durrësit me destinacion Triesten, por gjatë lundrimit ai ka pësuar një defekt në grupin e timonit, bëri me dije Kapitaneria e Përgjithshme e Porteve.

Mësohet se trageti me pasagjerë dhe me mallra do të ankorohet në Ankona deri në zgjidhjen e defektit të shkaktuar.

Menjëherë pas sinjalizimit të defektit, pasagjerët dhe shoferët janë alarmuar për mbarëvajtjen e udhëtimit të tyre duke krijuar edhe situata paniku në ambientet e tragetit.