Një anije turistike me 27 persona në bord ka pësuar defekt mesditën e sotme në zonën e Karaburunit.

Policia bën me dije se ka qenë një shtetase që ka telefonuar për të kërkuar ndihmë për këtë rast.

Disa minuta më pas, 2 shtetas finlandez kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi në zonën e quajtur “Shpella e Piratëve”, kishin humbur kontrollin e mjetit lundrues kanoe, për shkak të dallgëve, dhe e kishin të pamundur kthimin në breg.

Dy skuadra të Policisë Kufitare Vlorë janë nisur bashkë me mjetet lundruese të Policisë Kufitare, në vendet ku kishin ngelur në det dy mjetet lundruese.

Pasi janë lokalizuar janë nxjerrë në breg anija turistike me 28 pasagjerë në bord dhe mjeti lundrues kanoe me të cilin lundronin dy shtetasit finlandezë.