Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në mes të Tiranës. Një i ri, që dyshohet se ka pësuar infarkt ndërsa ishte në timon ka dalë jashtë rruge dhe është përplasur me një pemë.

“Rreth orës 17.45, në Bulevardin “Gjergj Fishta”, shtetasi S.V, 30 vjeç, duke drejtuar mjetin dyshohet se ka pësuar arrest kardiak  dhe për pasojë  mjeti  ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë. Shtetasi S.V. ka ndërruar jetë, ku dyshohet si pasojë e arrestit kardiak”,- bën të ditur policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht ngjarja dyshohet aksidentale.