Tiranë, 13 gusht 2014 –  Mbi 5 mijë vetë kanë firmosur deri një ditë më parë peticionin për largimin e Guvernatorit të BSH-së, Ardian Fullani.

Firmat për largimin e Fullanit janë mbledhur në Tiranë dhe në rrethe të ndryshme të vendit, si në Kukës, Shkodër, Elbasan, Durrës, Fier dhe Tepelenë..

Prej 4 ditësh, shoqëria civile është vendosur para parlamentit, aty ku qytetarë të shumtë pritet që të firmosin këtë peticion.

Qëllimi i firmosjes së këtij peticioni është dërgimi i tij në Kuvend, ku më pas të kërkohet edhe largimi i guvernatorit Fullani nga detyra.

Reagimi qytetar për largimin e Fullanit erdhi pas skandalit në Bankën e Shqipërisë, por edhe pas publikimit në media të fakteve të shtimit të pasurisë së guvernatorit dhe jetës së luksit që bënin fëmijët e tij. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/