Andrea Agnelli nuk e hedh poshtë kontributin e Antonio Contes te Juventusi. Përplasja e tyre pas ndeshjes së fundit me Interin nuk ka ndikuar te kreu i klubit bardhezi.

Tifozët, menjëherë pas gishtit të mesit që Conte i tregoi Agnellit reaguan dhe hapën një peticion për t’i kërkuar Juventusit heqjen e yllit që trajnerit aktual i Interit ka në stadium.

Më shumë se 19 firma të mbledhura, por Agnelli e ka ndarë mendjen dhe nuk do ua plotësojë dëshirën sipas asaj që shkruan Tuttosport. Conte ka qenë kapiten i Juventusit dhe për shumë vite ka bërë tifozët bardhezinj të gëzojnë.