Këngëtarja Loredana Zefi ditët e fundit ka qenë në qendër të mediave, pas akuzave për vjedhje të një çifti zvicerian. Edhe pse ajo doli në një konferencë për shtyp dhe mohoi gjithçka, duket se komentuesit kanë vendosur mos ta lënë të qetë këngëtaren.
Së fundmi, Loredana ka publikuar disa foto në "Instagram" nga klipi i saj më i ri, por ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen është xhaketa që Zefi mban të veshur, e markës së shtrenjtë "Louis Vuitton".
"Petra ta bleu xhaketën?", i ka shkruar njëri nga ndjekësit.
Petra është gruaja që thuhet se Loredana ia mori paratë. Nuk ka munguar as përgjigja e Loredanës, e cila e ka publikuar edhe në "Instastory".
"E kam blerë përmes klikimeve tuaja në Spotify, faleminderit. Falë jush unë jam këtu ku jam. Çdo Louis, Gucci, makinë apo orë, e keni bërë ju të mundur që unë ta kem", ka shkruar këngëtarja.





