10 tetor 2013- Petrit Ahmeti u emëruar gjatë mbledhjes së sotme në Kuvend, në krye të bordit të Entit Rregullator të Energjisë(ERE). Petrit Ahmeti u miratua me 74 vota pro, 1 votë kundër dhe 1 abstenim, duke fituar kështu më shumë vota se kandidati tjetër Agim Nashi.Dy kandidaturat u prezantuan më 3 tetor në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku sërish mungonte opozita.  Kryetari Eduard Shalsi tha se, kandidaturat i plotësojnë kriteret dhe këto do i paraqiten Kuvendit. Nga ana e tij Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka uruar suksese Petrit Ahmetit duke u shprehur se ka punë të vështirë.Në seancën e sotme, pa praninë e opozitës, deputetët e mazhorancës miratuan dhe projekt/ligjin “Për sigurinë në tunelet rrugore", si dhe projekt/vendimin "Për shqyrtimin dhe miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes për kryerjen e shërbimit të auditimit të borxhit të ministrive kundrejt biznesit vendas dhe të huaj".