Deputeti i PL, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me të dhënat që referojnë se pensioni në Shqipëri është 50% më pak se ato të rajonit.

Në një reagim në rrjetet sociale ai shkruan ndër të tjera se qeveria rrit pagat për veten ndërsa pensionistet jetojnë nën minimumin jetik.

Postimi i plotë:

Pensionet ne Shqiperi sa 50% e Maqedonise, drama e pensionisteve perballe propagandes!

Pensionet ne Shqiperi jane sa gjysma e pensioneve ne vendet e Ballkanit.

Pensionistet po perballen çdo cast te jetes se tyre me çmimet e rritura te te gjitha produkteve te mbijeteses pa as me te voglen mbrojtje nga shteti.

Ndersa qeveria rrit pagat per veten dhe per dreqin e te birin pensionistet jetojne nen minimumin jetik, qe nuk i lejon te blejne as edhe barnat plotesisht duke mbetur shpesh edhe pa u kuruar per problemet mjeksore, qe kane.

Pensionistet detyrohen te ushqehen me keq se cdo shtrese tjeter e popullsise sepse cmimet e rritura, taksat e larta etj nuk u lejojne nje ushqim as te cilesise mesatare dhe kjo eshte nje drame e tmerrshme.

Edi Rama dhe qeveria te cilet jane qeniet me te neveritshme qe kane paturpesine te vazhdojne propaganden, nderkohe qe shifrat flasin vete dhe vazhdojne e grabisin miliarda euro me te cilat mund te kishin rritur lehtesisht pensionet, por babezia e tyre nuk i llogarit fare pensionistet.

Ne Maqedoni pensionet jande gati 50% me te larta se ne Shqiperi!!!

Çfare ka Maqedonia me shume se Shqiperia?

Asgje persa i takon burimeve natyrore, buxhetit dhe klimes, por ne Shqiperi qeverisin superhajdutet, ndersa ne Maqedoni qeverisin njerez te pergjegjshem dhe koshient per hallet e pensionisteve.

Shifrat flasin vete:
‐—————————-

📌 Në Maqedoninë e Veriut, pensioni mesatar arriti në rreth 311 euro këtë vit.

📌 Në Serbi, aktualisht pensioni mesatar është rreth 318 euro,qeveria e Serbisë ka miratuar kartën e pensionistit, e cila është e vlefshme për pagesa me skonto në një seri shërbimesh.

📌 Në Mal të Zi, sipas të dhënave zyrtare, pensioni mesatar arriti në

📌 Pensioni mesatar në Bosnjë dhe Hercegovinë arriti në 275 euro më 2023.

⬛️ Në Shqipëri, pensioni mesatar në 6-mujorin e parë 2023 arriti ne 164 euro.

⬛️ Pensioni mesatar në Shqipëri këtë vit është 48% më i ulët se në Serbi, 47% më i ulët se në Maqedoninë e Veriut, 54% më i ulët se në Mal të Zi dhe 40% më i ulët se në Bosnjë-Hercegovinë.

P E R F U N D I M I !
➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️

Pensioni mesatar në vendin tonë rezulton rreth 50% më i ulët se mesatarja rajonale.

Korrupsioni i tmerrshem i qeverise me Koncesione, tendera dhe vjedhje te çdo lloji gllaberin miliarda euro.

Pandeshkueshmeria prej Drejtesise se pergjegjsve kryesore te korrupsionit ne krye te qeverise po shton mjerimin e pensionisteve dhe njerezve te thjeshte ne pergjithsi.