Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, nuk i ndal akuzat për abuzimin me qytetarët lidhur me parkimet në Tiranë që zhvillon bashkia dhe policia bashkiake, e urdhëruar nga Erion Veliaj.

“Ja ku i keni tani që në mëngjes gjobaxhinjte e Veliajt.

Mbrapa stadiumit Selman Stermasi eshte versulur Policia Bashkiake, qe i mbyti qytetaret e Tiranes, te cilet sapo kane filluar punet e dites u dalin perpara keta syfetet e Veliaj.

Policia e Veliajt qe mbyt me gjoba, qe rremben spinaqin dhe qepet e trastave fshatareve, por qe horrave u rrijne dhjete km larg”, shprehet Vasili ndrysa publikon në rrjetet sociale dhe foton e policëve bashkiakë me blloqe gjobash në duar.