Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili infektohet me Covid-19.

Mediat shkruajnë se Vasili ndodhet i shtruar në një spital privat dhe aktualisht është në fazën e rikuperimit.

Aktualisht, gjendja e tij shëndetësore shfaqet e qëndrueshme.

Kujtojmë që pak orë më herët ishte deputeti i PS Damian Gjiknuri, i cili konfirmoi infektimin e tij me Covid-19.