TIRANE, 23 prill 2013– Partia PSV 91 është shkrirë sot me Partinë Socialiste. Për Partinë Socialiste dhe Partinë Socialiste të Vërtetë ’91, nuk ka qenë i mjaftueshëm bashkëpunimi në koalicion. Megjithëse kishte nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim parazgjedhor me PS-në, PSV’91 e Petro Kocit, e dalë nga gjiri socialist, ka marrë vendimin e shkrirjes si subjekt politik, për të qenë sërish pjesë e familjes së PS-së.
Gjatë një deklarate për mediat pas marrjes së këtij vendimi, Koci shprehu dakordësi me përmbajtjen e programit politik të partisë Socialiste.
Ai renditi dhe arsyet që çuan partinë e tij drejt këtij vendimi.
“Duke patur parasysh teknologjinë e sistemit aktual zgjedhor, duke rikujtuar se u riktheva në krye të PSV91, vetëm për të mos lejuar planin e kalimit të partisë në prehrin e maxhorancës së drejtuar nga Sali Berisha, duke llogaritur se votat e fituara prej PSV 91 mund të kthehen në mandate parlamentare për subjekte që në Koalicionin Opozitar renditen të dytat ose të tretat duke dëmtuar kësisoj rezultatin e PS, deklaroj bashkimin pa asnjë kusht me Partinë Socialiste” deklaroi KociKryetari i PSV91 Petro Koçi deklaroi sot bashkimin pa asnjë kusht me Partinë Socialiste.
“Konkurrimi i disa partive socialiste është kuptimpaktë”,- shtoi ai.





